Episodi 1: Ylber - Njohja ligjore e martesave të seksit të njëjtë

12 gusht 2022 17:11

Kur në media raportohet për çështje të cilat lidhen me personat LGBTIQ+ zakonisht bëhet në formë të senzacionit dhe në mungesë të informatave të sakta. Një nga këto raste është çështja e njohjes institucionale të lidhjeve gej dhe lezbike, ku ka shumë pak raportim për mënyrën se si mungesa e kësaj njohje ndikon në çiftet të cilat nuk janë heteroseksuale dhe në vetë personat e përfshirë në këtë lidhje. 

Lidhur me këto çështje kemi biseduar me Rina Kikën dhe Erëza Bytyqin për të kuptuar më mirë pasojat e mungesës së ligjit për martesat e seksit të njejtë, përfitimet e njohjes të saj, dallimin në mes bashkësisë civile dhe martesës dhe raste të ndryshme nga rajoni për sfidimin e shtetit nga personat LGBTIQ+.

• Moderator: Dardan Hoti
• Hulumtues: Roni Idrizaj
• Dizajni: Elvira Thaçi
• Inçizimi dhe montazha: Gent Gorani

Linku në Spotify.

Transkriptën mund ta gjeni këtu.

Image

Ky podcast është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij podcasti është përgjegjësi e vetme e Sekhmet Institute dhe Sbunker dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Rrjetit për Raportim të Diversitetit 2.0.

12 gusht 2022
17:11

Ylber Podcast