Shkolla e Mendimit Kritik

TruAktiv Pejë 2021

Sbunker e ka zbarkuar programin truAktiv për të katërtën herë në Pejë duke e rikthyer përsëri në këtë rajon organizimin e programit të mendimit kritik. Pjesëmarrës nga vendbanime të ndryshme të rajonit të Pejës për katër ditë janë angazhuar në diskutime dhe debate rreth temave të ndryshme në fushën e politikës, shoqërisë dhe aktivizmit.

Programi ka filluar me një natë sociale ku pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të socializiohen me njëri tjetrin, te njihen me formatin e programit dhe mundësitë që ofrohen.

Bashkëbiseduesit e programit kanë qenë njohës të fushës, studiues dhe njerëz aktiv në jetën shoqërore dhe politike në Kosovë. Diskutimet dhe punëtoritë u udhëhoqen nga Adem Beha, Bardhi Bakija, Nikki Murseli, Shkëlzen Gashi, Arta Avdiu, Leonida Molliqaj, Gëzim Selaci dhe Mirishahe Syla.

--

Shkolla e Mendimit Kritik është mundësuar nga Ambasada e Holandës në Kosovë.

 

Media