Shkolla e Mendimit Kritik

truAktiv Gjilan - 2020

Sbunker e ka zbarkuar programin truAktiv për të tretën herë në Gjilan duke e rikthyer përsëri në këtë rajon organizimin e programit të mendimit kritik. Pjesëmarrës nga vendbanime të ndryshme të rajonit të Gjilanit për katër ditë janë angazhuar në mënyrë virtuale në diskutime dhe debate rreth temave të ndryshme në fushën e politikës, shoqërisë dhe aktivizmit.

Programi ka filluar me një natë sociale ku pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të socializiohen me njëri tjetrin dhe te njihen me formatin e programit, mundësitë që ofrohen, si dhe është shfaqur një film i metrazhit të shkurtë.

Diskutimet dhe debatet në tre ditët e ardhshme janë ndarë në tre shtylla: kritikë në politikë, kritikë në shoqëri dhe kritikë në aktivizëm. të cilat e nxisin mendimin kritik rreth politikës, filozofisë, shoqërisë, të drejtave të njeriut, kulturës dhe rolit të secilit/ës për ndryshime në komunitet.

Bashkëbiseduesit e programit kanë qenë njohës të fushës, studiues dhe njerëz aktiv në jetën shoqërore dhe politike në Kosovë. Diskutimet dhe punëtoritë u udhëhoqen nga Adem Beha, Bardhi Bakija, Nora Ahmetaj, Natyra Agani, Aurela Kadriu, Visar Arifaj dhe Adelina Tërshani.

--

Shkolla e Mendimit Kritik është mundësuar nga Ambasada e Holandës në Kosovë.