Shkolla e Mendimit Kritik

TruAktiv Ferizaj - 2016

Sbunker në bashkëpunim me Kosovo 2.0 kanë zhvilluar programin e mendimit kritik dhe shkrimit kreativ me të rinjtë e Ferizajit në hapësirat e Qendrës së Kulturës. Programi ka zgjatur nga 14 deri më 17 dhjetor, ku 30 pjesëmarrës (17-20 vjet) në tri ditët e para kanë ndjekur modulin e ligjeratave dhe diskutimeve, ndërsa ditën e fundit modulin për shkrim kreativ dhe bllogje.

TruAktiv përmes dy shtyllave: diskutimeve dhe shkrimit ka synuar që të nxisë mendimin kritik rreth temave politike dhe sociale, t'i forcojë shkathtësitë për shkrim efektiv dhe aspektet teknike të krijimit dhe menxhimit të një bllogu.

Temat dhe folësit e këtij truaktivi ishin: 

Visar Arifaj - "Aktivizmi dhe kritika përmes satirës: Rasti i Partisë së Fortë”, Petrit Zogaj - “Roli i shoqërisë civile në demokratizim”, Florian Qehaja- “Radikalizmi: Cilat janë reziqet?”, Donikë Qerimi - “Pse sundimi i ligjit është vendimtar për krijimin e shtetit?”,  Hajrulla Ceku - “Aktivizmi lokal dhe mobilizimi”, Shqipe Gjocaj - “Diskriminimi gjinor në Kosovë” -Majlina Hoxha - “Arti i angazhuar politikisht”, Dafina Halili- “Mediat dhe stereotipet: Përgjegjësia e mediave në përfaqësimin e komuniteteve të ndryshme në Kosovë”,  Agon Maliqi - “Teknikat e të shkruarit efektiv”, Bardha Ahmeti- “Aspektet teknike te bllogut”

Projekti është mbështetur nga Programi Angazhimi për Barazi i financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID Kosovo dhe implementuar nga Advocacy Training and Resource Center - ATRC.

Media