TruAktiv

truAktiv Prishtinë V

TruAktiv - Prishtinë

Sbunker e ka mbajtur programin truAktiv për herë të pestë në Prishtinë duke e sjellur në këtë rajon organizimin e programit të mendimit kritik. 35 pjesëmarrës (17-22 vjet) nga vendbanime të ndryshme të rajonit të Prishtinës për katër ditë janë angazhuar në diskutime dhe debate rreth temave të ndryshme në fushën e politikës, shoqërisë dhe aktivizmit.

Programi ka filluar me një natë sociale ku pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të socializiohen me njëri tjetrin dhe te njihen me formatin e programit, mundësitë që ofrohen dhe përvojen e ish-pjesëmarrësve në TruAktiv, TruAktiv Summit dhe modulin Politika dhe Shoqëria.

Diskutimet dhe debatet në tre ditët e ardhshme janë ndarë në tre shtylla: kritikë në politikë, kritikë në shoqëri dhe kritikë në aktivizëm. Në këto shtylla kanë hyrë diskutime dhe punëtori të ndryshme në lidhje me shoqërinë politike, klasat, mobilizimin klasor, identitetet sociale, sfidat konkrete të pabarazisë, mungesës së drejtësisë në shoqërinë tonë, ndikimin e aktivizmit në sferën publike dhe format e ndryshme të aktivizmit.

Ligjëruesit e këtij moduli ishin:
Nora Ahmetaj - E drejta tranzicionale: përballja me të kaluarën, Zgjim Hyseni: Klasa dhe mobilizimi klasor, Adelina Berisha: Pabarazia gjinore në Kosovë, Shkodran Ramadani: Filozofia politike dhe etika: diskutim mbi drejtësinë, Flutura Kusari: Luftimi i korrupsionit përmes sinjalizimit, Dritan Dragusha: Kapërcimi i shoqërive nga komunizmi në demokraci, Adem Beha: Identitetet dhe kombi si komunitet imagjinar, kolektivi HaveIt: Aktivizmi i angazhuar përmes artit, Eurisa Rukovci: A jemi mirë n'kry?, Samir Shahini: Punëtori për angazhim qytetar.

Programi është mbajtur nga 25 deri më 28 qershor 2019 në hapësirat e "ICK".

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Media