Të martën, më 15 nëntor, truAktiv organizoi diskutimin “I kujt është kampusi?”. Së bashku u mblodhëm në biblotekën kombëtare studentë, aktivistë e qytetarë për të diskutuar rreth ndërhyrjeve të fundit në parkun e Kampusit Qendror të Universitetit të Prishtinës, rreth betonizimit të hapësirave publike dhe ndërhyrjeve të bizneseve aty, ku në theks të vecantë e kishim konceptin e të drejtës për hapësira publike si e drejtë themelore njerëzore.
Të ftuar si panelistë kishim: Fjollë Caka - planifikuese urbane, Jeta Rexha - sociologe dhe aktiviste, Durim Elshani - student i sociologjisë. Diskutimi u moderua nga Hana Deva - udheheqëse ekzekutive e truAktiv.
Hapësirën për diskutim e shfrytëzuam edhe si hapësirë për të menduar rreth angazhimit tonë të përbashkët për mbrojtjen e hapësirave publike dhe për të diskutuar gjithashtu rreth hapave të mëtutjeshme që mund t’i marrim së bashku.
*
Ngjarja u mbështet nga European Endowment For Democracy.