TruAktiv Talks

A janë shqiptarët racistë? - truAktiv Talks

Neglizhimi institucional dhe sistematik ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, gjendja e rënduar ekonomike dhe sociale e tyre, rastet e shumta të dhunës fizike dhe psikologjike që ndodhin pothuajse çdo ditë në hapësirat e Kosovës nga shumica shqiptare, integrimi i 3 komuniteteve etnike të ndryshme në një term dhe yll të vetëm, na dërgojnë deri te pyetja se a janë shqiptarët racistë?

Cilat janë format e diskriminimit institucional? Cilat janë hapat që duhet t’i ndërmarrim si shoqëri në parandalimin e racizmit? Çfarë roli duhet të kenë aktivistët shqiptarë në luftën kundër racizmit? Si trajtohen nga policia rastet e raportuara të diskriminimit racor? Çfarë roli kanë pasur institucionet në ndihmën e këtyre komuniteteve në ballafaqimin me pandeminë? A po vaksinohen romët, ashkalitë dhe egjiptianët kosovar?

Për të diskutuar më shumë rreth këtyre pyetjeve i kemi ftuar:

- Veton Berisha – Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane
- Vlora Gashi – Aktiviste në nismën “Drejtësi për Kujtimin”
- Selamir Qerimi – Gazetar dhe aktivist i të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas
- Paris Guri - Menaxher i projekteve në Sbunker

truAktiv Talks u mbajt më 10 qershor.
--
TruAktiv Talks është mundësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.