TruAktiv Talks

Aktivizmi i (de)centralizuar në Kosovë – truAktiv Talks

Protestat e fundit kundër abuzimit seksual po na tregojnë se decentralizimi i aktivizmit në Kosovë po ndodhë nga aktivistë të pavarur të cilët kanë vullnet për ndryshime dhe revoltë ndaj padrejtësive. Në anën tjetër, organizatat e shoqërisë civile në shumicën e rasteve janë të përqendruara vetëm në Prishtinë, kështu duke krijuar një hendek të madh në qasjen në informata dhe aktivitete sociale e kulturore me pjesët e tjera të Kosovës. Çfarë rëndësie ka decentralizimi i aktivizmit në Kosovë? Çfarë mundësi kanë të rinjtë jashtë Prishtinës për t’u angazhuar ose për të marrë pjesë në aktivitete jashtë obligimeve shkollore ose të punës? Cilat janë veprimet të cilat duhen te ndërmirren për shpërndarje të barabartë të mundësisë në secilin rajon në Kosovë për të bërë aktivizëm dhe për t’u qasur në informata?

Për të diskutuar më shumë rreth këtyre pyetjeve, kërkesave dhe shqetësimeve të aktivistëve ne diskutuam me:

- Armela Hajra – aktiviste dhe kordinatore lokale e shkollës të mendimit kritik të truAktiv në Mitrovicë

- Arba Hatashi – aktiviste nga Peja dhe drejtore e festivalit Anibar

- Art Sylaj – aktivist dhe kordinator lokal i shkollës të mendimit kritik të truAktiv në Gjilan

truAktiv Talks u mbajt me? 27 maj.


--
TruAktiv Talks është mundësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë