TruAktiv Talks

Aktivizmi i të Rinjëve në Parti Politike - truAktiv talks

Në truAktiv Talks të radhës diskutuam për perspektivën dhe aktivizmin e të rinjëve në partitë politike.

Kosova shumicën e popullsisë së saj e ka të përbërë nga moshat e reja. Me këtë, të rinjët automatikisht po bëhen faktorë në determinimin e skenës politike përmes fuqisë së votës. Mirëpo, shpesh herë fuqia e tyre ka mbetur vetëm këtu, pasi që ata/ato nuk kanë qenë të përfshirë në politikëbërje edhe kur çeshtja ka prekur të rinjët.

Së bashku me aktivistë/e të partive politike në Kosovë diskutuam për përfshirjen e të rinjëve në partitë politke, rolin dhe aktivizmin e tyre brenda strukturave partiake si dhe ndikimin e partive politike në çështjet që i prekin të rinjët dhe të drejtat e njeriut.

Panelistet:
Hanmie Lohaj – Aktiviste e LVV-së?
Falkona Hasani – Aktiviste e LDK-së?
Arianit Elshani - Aktivist i PDK-së?
Roni Idrizaj- Drejtor Ekzekutiv në Sbunker

https://www.youtube.com/watch?v=b3dMKlD05IY&t=4s


--
TruAktiv Talks është mundësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë