TruAktiv Talks

Partitë: gjithëpërfshirëse apo përjashtuese? – truAktiv Talks

Në truAktiv Talks të radhës diskutuam për perspektivën dhe qendrimet e partive politike në aspektin e gjithëpërfshirjes dhe të drejtave të njeriut.

Diskursi politik dhe medial gjatë fushatave zgjedhore në shumë raste i neglizhon kërkesat e aktivistëve të shoqërisë civile, e sidomos kur këto kërkesa nuk janë shumë popullore dhe mund të kushtojnë me votë. Bashkë me aktiviste nga shoqëria civile do të diskutojmë për aktivizmin, programin dhe qendrimet e partive për politikat dhe lëvizjet të cilat kërkojnë drejtësi dhe barazi shoqërore në Kosovë.

Panelistet:

Agon Rexhepi – Aktivist i të drejtave LGBTIQ+

Adelina Tërshani - aktiviste e të drejtave të grave

Paris Guri - aktivist nga truAktiv

Në këtë diskutim janë ftuar edhe perfaqësues/e nga Vetëvendosje, LDK-ja dhe PDK-ja mirëpo ata nuk kanë pranuar të jenë pjesë e diskutimit

 

--

TruAktiv Talks është mundësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë