TruAktiv Talks

Mbulimi mediatik dhe stigma e shëndetit mendor

Përballja me sfidat e shëndetit mendor veç se është shtuar gjatë kohës të pandemisë COVID-19 kur dhe kemi pasur rastin të shohim instanca të shumëta të raportimit nga ana e mediave në këtë fushë. 

Kësaj radhe në truAktiv Talks u diskutua për mbulimin dhe raportimin mediatik rreth raportit të mediave me shëndetin mendor dhe stigmën rreth saj. 

Së bashku me Eurisa Rukovcin, Dorentina Podrimqakun dhe Paulina Nushi Muhaxherin zbërthyem lidhjen mes shëndetit mendor dhe raportimit mediatik; ndikimin e mediave në mirëqenien tonë dhe në rritjen e ankthit dhe stresit; ndikimin e raportimit jo-etik në stigmatizim të personave të cilët përballen me sfidat e shëndetit mendor dhe narrativën e raportimit të mediave kosovare në fushën e shëndetit mendor.

truAktiv Talks u mbajt më 26 tetor nga ora 18:00 në qendrën sociale dhe kulturore “Termokiss”. 
--------------------------------------------------------------------------
Kjo ngjarje mbështetet nga Ambasada Holandeze dhe CRD.