TruAktiv Talks

Edhe sa vonesa të shtetit në reagim? - Diskutim për racizmin institucional

Rina Kika dhe Gazmend Qyqalla në truAktiv Talks.

Neglizhenca shtetërore dhe institucionale pasqyron një problem të dukshëm të sistemit tonë të drejtësisë. Si pasojë e kësaj, trajtimi jo i barabartë i rasteve shprehimisht vështirëson jetërat e pjesëtarëve të grupeve të margjinalizuara, disa prej të cilave përfunduan edhe me fatalitet. 

Së bashku me avokaten Rina Kika dhe aktivistin Gazmend Qyqalla, në truAktiv Talks të radhës u diskutua për mosreagimin institucional dhe qasjen selektive të institucioneve shtetërore të Kosovës në sjelljen e drejtësisë, duke e konkretizuar diskutimin me rastin e Kujtim Veselit, fatkeqësia e të cilit ndodhi përkatësisht si pasojë e neglizhencës institucionale. 

truAktiv Talks i mbajt më 18 nëntor nga ora 18:00 në platformën Zoom.

---------------------------------------------------------------------
Kjo ngjarje mbështetet nga Ambasada Holandeze.