TruAktiv Talks

Reflektim i lëvizjes LGBTIQ+ në truAktiv Talks

Në Muajin e Krenarisë bashkë me Agon Rexhepin  diskutuam për lëvizjen LGBTIQ+ në kontekstin global dhe lokal sa i përket promovimit të të drejtave të personave LGBTIQ+ dhe krijimit të një ambienti të sigurtë për secilin person pa dallim orientimi seksual dhe identiteti gjinor.

Cfarë ndryshimi ka pasur aktivizmi LGBTIQ+ prej kryengritjes Stonewall e deri tash? Cilat duhet të jenë prioritetet e aktivistëve LGBTIQ+ në Kosovë? A duhet që aktivizmi LGBTIQ+ në Kosovë të fokusohet më shumë në trajtim të barabartë apo në çlirim dhe vetë-pranim? Ku qëndron aktivizmi LGBTIQ+ në aspektin e gjithëpërfshirjes dhe solidaritetit me shtetet e rajonit dhe lëvizjet e tjera shoqërore të cilat e kundërshtojnë shtypjen? Cilat janë sfidat me të cilat përballen aktivistët LGBTIQ+? Cilat janë përpjekjet e aktivistëve LGBTIQ+ në sfidimin e konstrukteve dominante të maskulinitetit, feminitetit dhe heteronormativitetit? Cfarë ndikimi ka pasur aktivizmi LGBTIQ+ në mbështetjen institucionale të personave LGBTIQ+ në Kosovë?

Këto dhe shumë pyetje të tjera u diskutuan bashkë me Agonin në truAktiv Talks i cili u mbajt online më 17 qershor nga ora 19:00.

Në linkun më poshtë mund ta ndiqni truAktiv Talks "Reflektim i lëvizjes Lgbtiq+ në truAktiv Talks".

 

Reflektimi i lëvizjes LGBTIQ+

Posted by truAktiv on Wednesday, June 17, 2020

--
truAktiv Talks është mundësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë