TruAktiv Talks

Shëndeti mendor gjatë distancimit shoqëror

Bind Skeja në truAktiv Talks.

Në truAktiv Talks diskutuam rreth aktivizmit për shëndetin mendor dhe rëndësisë të shëndetit mendor gjatë izolimit dhe distancës shoqërore.

Bashkë me Bindin biseduam rreth sfidave të cilat aktivstët e shëndetit mendor i kanë hasur për hapjen dhe funksionalizimin e qendrës telefonike për parandalimin e vetëvrasjes “Linja e Jetës”, ndikimit të izolimit në shëndetin mendor, faktorët të cilët ndikojnë në rritjen e problemeve me shëndet mendor gjatë kësaj periudhe, sidomos tek gratë, personat LGBTI+ dhe grupet e tjera të ndjeshme të shoqërisë dhe alternativat të cilat ndihmojnë në uljen e ndikimit të izolimit dhe distancës shoqërore në shëndet mendor.

TruAktiv Talks u mbajt më 28 prill nga ora 17:00.

Në linkun më poshtë mund ta ndiqni truAktiv Talks "Shëndeti mendor gjatë distancimit shoqëror ".

https://www.facebook.com/truAktiv/videos/762748864254790/

---
TruAktiv Talks është mundësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.