TruAktiv Talks

Shëndeti mendor gjatë distancimit shoqëror

Bind Skeja në truAktiv Talks.

Në truAktiv Talks të radhës i cili do të mbahet online, do të diskutojmë rreth aktivizmit për shëndetin mendor dhe rëndësisë të shëndetit mendor gjatë izolimit dhe distancës shoqërore.

Bashkë me Bindin do të bashkëbisedojmë rreth sfidave të cilat aktivstët e shëndetit mendor i kanë hasur për hapjen dhe funksionalizimin e qendrës telefonike për parandalimin e vetëvrasjes “Linja e Jetës”, ndikimit të izolimit në shëndetin mendor, faktorët të cilët ndikojnë në rritjen e problemeve me shëndet mendor gjatë kësaj periudhe, sidomos tek gratë, personat LGBTI+ dhe grupet e tjera të ndjeshme të shoqërisë dhe alternativat të cilat ndihmojnë në uljen e ndikimit të izolimi dhe distancës shoqërore në shëndet mendor.

TruAktiv Talks do të mbahet më 28 prill nga ora 17:00.
---
TruAktiv Talks është mundësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë