TruAktiv Talks

Viti 2019: vit i marsheve apo rezultateve?


Adelina Berisha dhe Fitim Salihu në truAktiv Talks.

Këtë radhë në truAktiv Talks diskutuam për aktivizmin kosovar dhe rezultatet të cilat po i prodhon mënyra e reagimit të aktivistëve për çështje të ndryshme shoqërore e politike.

Këtë vit, në Kosovë janë organizuar marshe të ndryshme paqësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe grupeve të ndryshme shoqërore në Kosovë. Në shumicën e rasteve, reagimi ndaj një shtypje ose shkelje të të drejtave të njeriut ka përfunduar me organizimin e vetëm një marshi nga sheshi në shesh gjatë kohës së pauzës. A po i shfrytëzojnë aktivistët marshet për takime gjatë pauzës, apo për revoltim ndaj një situate të caktuar? A kemi mjaftueshëm za për personat të cilët përballen me diskriminim në baza ditore, sa që në organizata të shoqërisë civile ekzistojnë vetëm dy megafona? A po janë marshet efektive për prodhim të rezutateve? Cilat janë mënyrat e tjera të cilat aktivistët munden m’i përdorë për t’u ballafaquar me mendësinë diskriminuese? Të gjitha këtyre pyetjeve u përgjigjen duke u bazuar në përvojat e tyre aktivistët Adelina Berisha dhe Fitim Salihu.

TruAktiv Talks u mbajt më 18 dhjetor në hapësirat e kafe-librarisë Dit’ e Nat’ nga ora 17:00
---
TruAktiv Talks është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
 

Media