TruAktiv Talks

Ballkani Perëndimor: Kur kemi m’u rrit për BE-në?

Jehona Lushaku Sadriu në truAktiv Talks.

Në truAktiv Talks të radhës bashkë me Jehona Lushaku Sadriu diskutuam për politikat dhe qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor gjatë viteve të fundit. Izolimi i Kosovës, mos-hapja e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka bërë që të rritet diskutimi publik rreth të ardhmës së rajonit në Bashkimin Evropian. Për shumë qytetarë zhgënjimi është i madh si pasojë e mungesës së karrotave nga BE për gatishmërinë e shteteve që t’i plotësojnë standardet e kërkuara. Mirëpo, në të njëjtën kohë mungesa e zhvillimit ekonomik dhe luftimit të korrupsionit konsiderohen nga BE si pengesat kryesore për integrim.

Nga e gjithë situata e krijuar në mes Ballkanint Perëndimor dhe BE-së cilat janë politikat kyqe të cilat shtetet duhet t’i implementojnë në mënyrë që të konsiderohen si demokraci të pjekura dhe të gatshme për procese integruese për BE-në? A jemi realisht të gatshëm për procese integruese si rajon, apo ka mungesë të konsensusit brenda shteteve anëtare? Cili është rreziku që po i kanoset rajonit si pasojë e mungesës së perspektivës në Bashkimin Evropian? A ekziston një lloj ksenofobie nga disa shtete anëtare ndaj Ballkanit Perëndimor? Këto dhe shumë pyetje të tjera u shtjelluan bashkë me Jehonën dhe audiencën e truAktiv Talks.

TruAktiv Talks u mbajt më 26 nëntor nga ora 17:00 në hapësirat e Fondacionit Shtatëmbëdhjetë.

-----
Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar
për Shoqëri Civile (KCSF).

Media