TruAktiv Talks

Ta njohësh trupin: Ndërmjet mitit të nënës dhe Hip Hop kulturës

Sibel Halimi në truAktiv Talks.

Për studimet feministe, ndërlidhshmëria në mes trupit dhe nacionalizmit është e drejtpërdrejtë, meqë trupat e grave portretizohen me kufijtë e kombit, duke e bërë trupin e gruas dhe nevojën e riprodhimit të pandashëm prej projekteve politike, kështu duke e krijuar premisën qëndrore të lidhjes së trupit të gruas me tokën. Kështu miti i nënës dhe procesi i riprodhimit tek gratë e objektifikon trupin dhe merr përmasa kontrollues mbi trupat dhe seksualitetin e tyre, sepse trupat e grave mëtohet se përfaqësojnë edhe “pastërtinë kombëtare”, ndaj, cenimi kësisoj përbën goditje ndaj kombit.

Në anën tjetër përveç projekteve politike nacionaliste, shpesh edhe jeta kulturore sidomos Hip Hop muzika e objektivizon trupin e grave përmes spoteve dhe teksteve, ku dhuna, seksizimi, maskuliniteti dhe misogjinia janë ta pranishme në secilin spot/ tekst të muzikës Hip Hop. Gjithashtu tejet shqetësues është fakti se si këto këngë janë shumë të kërkuara dhe të favorizuara nga një pjesë e madhe e shoqërisë, kështu duke prodhuar rrjedhimisht një audiencë seksiste dhe diskriminuese në Kosovë.

Për trupin dhe portretizimin që i bëhet mbi baza nacionaliste, kulturore e kolektive bashkëbiseduam me Sibel Halimin në edicionin e rradhës të truAktiv Talks, i cili u mbajt më 29 tetor në hapësirat e Fondacionit 17.

-------
TruAktiv Talks është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Media