Se a janë zgjedhjet dritë apo tren në fund të tunelit, përfaqësues të subjekteve politike u munduan të japin përgjigjje se a do të ketë shpresë për të rinjët pas zgjedhjeve parlamentare.
Visar Ymeri (PSD), Saranda Bogujevci (VV) dhe Adri Nurellari (PDK) diskutuan per cështje të ndryshme të cilat prekin të rinjët. Cilësia e Arsimit, sfidat e të rinjëve për punësim, pamundësia e lëvizjes së lirë në Europë, listat e kandidatëve për deputet që përmbajnë kandidat me mendësi patriarkale, raciste e homofobe ishin disa nga cështjet të cilat u prioritizuan gjatë diskutimit nga pjesëmarrësit në truAktiv talks.
TruAktiv talks u mbajt me 21 shtator, në hapsirat e "Klubit M"
--
TruAktiv Talks është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).