TruAktiv Talks

Koha, hapësira dhe komuniteti i të verbërve

Lira Blakaj në truAktiv Talks.

Rruga për tek momentet nga e kaluara përndjellet nga shqisat tona si tërësi, por është kujtesa vizuale ajo që kurorëzon kujtimin me fotografi. Rrjedhimisht, përjetimi i kohës dhe kalimit të saj lidhet ngushtë me aftësinë tonë për të procesuar informata vizuale. Por, si përjetohet koha dhe kalimi i saj pa imazhe? Kur kujtesa është forma bazike e marrëdhënies tonë me të kaluarën dhe ekzistencën tonë në kohë, si rrëfehet për kohën kur ajo nuk përjetohet nga perspektiva e shqisës së të pamurit?

Inspiruar nga pikëtakimi i studimeve të antropologjisë së kujtesës dhe asaj kognitive, edicioni i rradhës i truAktiv Talks sjellë një prezantim mbi kujtesën e personave të komunitetit të verbërve në Prishtinë. Qëllimi i kësaj teme është që të shqyrtohen mënyrat se si kujtohet e kaluara, si bartet ajo në trup dhe shqisa dhe çfarë vendi zë ajo në kuptimin që i jipet të tashmes. Përmes zhanrit të rrëfimit gojor dhe analizës kognitive, kjo temë nxjerrë në pah aspekte sociale të diskursit mbi verbërinë dhe mekanizmave për ta përballuar atë në një qytet në të cilin komuniteti i të verbërve përpiqet të gjejë zërin e tij.

TruAktiv Talks u mbajt më 27 qershor nga ora 19:00 në Dit’ e Nat’.

---
TruAktiv Talks është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
 

Media