TruAktiv Talks

Liria e shprehjes: Në mes publikes dhe privates

Flutura Kusari në truAktiv Talks.

Liria e shprehjes nuk është vetëm e drejta për të folur por është edhe e drejta e mendimit, e informimit, e veshjes, e medias, e shkrimit dhe protestës.

A jemi ne në Kosovë të lirë të shprehemi dhe kur mund të na kufizohet kjo e drejtë? Një nga shembujt e shpeshtë është se në shkolla ku bartet uniforma, nxënësit nuk janë të lirë ta zgjedhin uniformën në pajtim me gjininë të cilën i përkasin ose në raste të tjera nuk i’u lejohet të shprehen në mënyrën siç dëshirojnë për shkak të frikës nga ekstremizmi fetar ose degjenerimi. Në anën tjetër, këta nxënës mund të kenë më pak kufizime jashtë sferës publike, në shtëpi. Bashkë me Fluturën  diskutuam se a përbëjnë shkelje të lirisë së shprehjes këto raste, deri ku jemi të lirë të shprehemi dhe se a duhet të ekzistoj dallimi i lirisë së shprehjes në mes publikes dhe privates.


---
TruAktiv Talks është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Media