TruAktiv Talks

Të drejtat e transgjinorëve në një shtet në tranzicion

Blert Morina dhe Rina Kika në truAktiv Talks.

Në javën kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë është diskutuar bashkë me Blert Morinën dhe Rina Kikën për të drejtat e transgjinorëve në Kosovë. Blerti dhe Rina janë personat e parë të cilët e kanë sfiduar Gjykatën Kushtetuese për një çështje e cila e prekë drejtëpërdrejt komunitetin LGBTI+ në Kosovë.

Në shtetet tranzicionale, të drejtat e njeriut shpeshëherë trajtohen si çështje të dorës së dytë, duke ndikuar në mënyrë direkte në shkeljen e të drejtave të njeriut për grupe të ndryshme shoqërore. Në këtë diskutim, Blerti ka ndarë me audiencën përvojën e tij si trangjinor në një shoqëri konservatore, aktivizmin e tij për ngritjen e vetëdijës për të drejtat e komunitetit LGBTI+ dhe luftën e tij për njohje ligjore të identitetit gjinor. Ndërsa përmes diskutimit me Rinën kemi pasur mundësi të njihemi më shumë me kornizën ligjore të Kosovës për mbojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTI+ dhe rasteve të ndryshme për njohje të identetit gjinor nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në të cilat është vendosur se ka shkelje të të drejtave të komunitetit transgjinorë.

TruAktiv Talks është mbajtur të mërkurën, me datë 22 maj, nga ora 19:00 në Dit’ e Nat’.

Diskutimi është moderuar nga aktivistët e komunitetit #truAktiv
---
TruAktiv Talks është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Media