TruAktiv Summit

TruAktiv Summit 2018

Sbunker ka organizuar për vitin e dytë rradhazi samitin tre-ditor #TruAktivSummit me 50 pjesëmarrës nga programi #TruAktiv nga të gjitha qendrat e Kosovës për angazhimin komunitar. Samiti është mbajtur në datat 20, 21 dhe 22 shtator 2018 në hapësirat e Teatrit ODA, Termokiss dhe Lapidariumit të Kosovës. #TruAktivSummit ka përfshirë një natë sociale në hapësirat e lokalit Sonder; ligjërata dhe diskutime inspiruese nga njerëz që kanë bërë ndryshime në komunitet; punëtori për ndërtimin e konsensusit dhe për dizajnimin e iniciativave me bazë në komunitet; prezantim mbi organizimin kolektiv në Kosovë - fushatën e pajtimit të gjaqeve nga Oral History Kosovo. TruAktiv është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Media