TruAktiv Summit

TruAktiv Summit 2017

Sbunker ka organizuar samitin dy-ditor #TruAktivSummit me pjesëmarrësit e programit #TruAktiv nga të gjitha qendrat e Kosovës për angazhimin komunitar. Samiti është mbajtur në datat 2 dhe 3 nëntor 2017 në hapësirat e ICK-së. 

TruAktivSummit ka përfshirë ligjërata inspiruese nga njerëz që kanë bërë ndryshime në komunitet; punëtori për ndërtimin e konsensusit dhe për dizajnimin e iniciativave me bazë në komunitet; panele të diskutimit për ekstremizmin e dhunshëm dhe marrëdhëniet ndëretnike dhe një FuckUp Night në bashkëpunim me ICK.

30 pjesëmarrësit e programit #TruAktiv nga të gjitha rajonet e Kosovës përmes samitit kanë pasur mundësinë të njihen me njëri tjetrin, të shkëmbejnë përvoja dhe të bashkëpunojnë në mes vete në nismat e mbështetura nga Sbunker. 

Iniciativat të cilat janë mbështetur nga Sbunker janë: SpeakOut, S'bashku mundemi dhe Eksploro.

Ligjëruesit/et dhe temat e këtij samiti ishin:

Jehona Gjurgjeala – NGO Toka, Uranik Begu - ICK , Rron Gjinovci - Volunteering at the Ideas Partnership, Rina & Erza Dinarama - The “Art Atelier” Campaign 

Aliriza Arenliu – “Consensus Building through Conflict Resolution Skills” , Uta Ibrahimi - Alvin Karaqi - Genc Salihu FU Night “Chronicling failures and lessons learned”

Jovana Radosavlevic - Agon Maliqi - Stefan Veljkovic - Panel Discussion  “Community Engagement in Interethnic Relations”

Besa Ismaili - Shkëlzen Gashi - Maria Risti? - Ervin Qafmolla - Panel Discussion – “Community Engagement in the Fight against Violent Extremism

 

Projekti është mbështetur nga Programi Angazhimi për Barazi i financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID Kosovo dhe implementuar nga Advocacy Training and Resource Center - ATRC Debati "Angazhimi komunitar në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike" është përkrahur nga ambasada amerikane në Prishtinë, si pjesë e projektit "Dialogue as Mean, Normalization as aim", të cilin Sbunker e implementon në partneritet me NSI.

Media