Cat Calls of Kosovo

Cat Calls of Kosovo është nismë e dalë nga pjesëmarrëset e  truAktiv Summit 2019 Blodina Mala, Devlete Fuga dhe Bleona Guri. Nisma Cat Calls ka për qëllim evidentimin e ngacimeve seksuale që bëhën në rrugë. Cat Calls Kosova është në mesin e 172 Cat Calls që operojnë në qytete të ndryshme të botës. Qëllimi i Cat Calls Kosovo është shënjimi i ngacmimeve që njerëzit hasin rrugëve te qytetit, pikërisht në vendet ku ndodhin ato.