Në vitet 1960, një grup fëmijësh u intervistuan për të dhënë parashikimet e tyre se si do të duket viti 2000. Disa nga parashikimet që ata bënë dukej se ishin një shqetësim për ta. Ata parashikuan se robotët do të ishin në krye, në shumë vende do të zhvillonin bomba bërthamore më të avancuara, bota do të mbipopullohej, njerëzit do të mërziteshin dhe do të ishin joproduktivë, zhvillimet teknologjike do të shkaktonin papunësi dhe të vetmet vende pune në dispozicion do të ishin për njerëzit me koeficient të lartë të inteligjencës (IQ). Të jem e sinqertë, parashikimet e tyre nuk ishin aspak larg. Sot, më shumë se 60 vite më vonë, Rusia po kërcënon të përdorë armë bërthamore, ne kemi mjaft vende pune, por jo mjaftueshëm njerëz të gatshëm për të punuar, dhe duket se duke ia shtruar tepihun e kuq inteligjencës artificiale, ia e kemi bërë të gatshme për të marrë të tërën përsipër.
Në këtë shkrim, unë do të fokusohem vetëm në inteligjencën artificiale dhe do të jap mendimin tim mbi ndikimin e IA në komunitetin ndërkombëtar. Sot Siri, një asistente e IA, ndez dritat, ndez muzikën dhe e ndryshon atë, ndez alarmet, bën kërkime në Google dhe lexon artikuj për ju. Ajo nuk mund të shkruajë një ese për lëndën tuaj “Etika në Politikë Ndërkombëtare”, por përveç asaj, ajo bën pothuajse gjithçka tjetër. Edhe pse e ka bërë jetën tonë më efikase, ka disa çështje etike që rrotullohen rreth inteligjencës artificiale, në jetën tonë personale dhe komunitetin ndërkombëtar. Në paragrafët e mëposhtëm, unë do të shpalos mendimin tim mbi ndikimin që ka pasur inteligjenca artificiale në zhvillimin ndërkombëtar, shoqërinë ndërkombëtare dhe ndryshimet klimatike, si dhe çështjet etike që vijnë me të.
“Zhvillimi ndërkombëtar është kërkimi i një bote më të mirë për të gjithë, përmes eliminimit të varfërisë, diskriminimit dhe padrejtësisë”1. Inteligjenca artificiale ka qenë një mjet që vendet e zhvilluara e kanë përdorur në kërkimin për të ndihmuar vendet e pazhvilluara. Inteligjenca artificiale mund të përpunoj të dhëna masive e të ndërlikuara dhe t'i analizojë ato, gjë që u jep vendeve të zhvilluara mundësinë për të zgjidhur disa nga problemet më sfiduese në zhvillimin ndërkombëtar. Inteligjenca artificiale e përdorur për zhvillimin ndërkombëtar përfshin “inovacion që di ku të ndërtojë një shkollë, aplikacione që mësojnë atë që duhet të mësojnë studentët, algoritëm që mund të mësojnë se ku të zhvendosen më mirë refugjatët”2 etj. Nëse përdoret me përgjegjësi, IA mund të jetë e ardhmja sa i përket zhvillimit ndërkombëtar, por gjithashtu është e prirur për të marrë vendime të rëndësishme për njerëzit. Kjo vendimmarrje me pasojë është një problem, pasi algoritmi që merr vendime mund të jetë i vjetëruar, për të mos përmendur animet e mostrimit dhe të dhënat jopërfaqësuese. Janë disa çështje dhe shqetësime etike kur bëhet fjalë për IA dhe zhvillimin ndërkombëtar, duke përfshirë drejtësinë, përgjegjshmërinë dhe përgjegjësinë. Së pari, sistemet e IA ndërtohen nga njerëzit, të cilët me dashje ose pa dashje mund të krijojnë algoritme të njëanshme të cilat me kalimin e kohës krijojnë rezultate të njëanshme. Së dyti, mund të ketë mungesë llogaridhënieje për vendimet e marra nga IA. Së treti, zhvilluesit naivë dhe me vetëbesim të tepruar, të cilët kanë një besim të mirë në IA janë shkëputur plotësisht nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë që kanë për rezultatet që prodhon sistemi.
Siguria ndërkombëtare është një fushë tjetër ku prania e IA ka ngritur shqetësime etike. Si fillim, sulmet kibernetike ndaj sigurisë ndërkombëtare kanë qenë një shqetësim për një kohë të gjatë, pasi këto sulme mund të shkaktojnë dështimin e pajisjeve ushtarake, vjedhjen e të dhënave të ndjeshme dhe top sekrete, ndërprerjet e energjisë elektrike, etj. Qeveritë përdorin sigurinë kibernetike për t'u mbrojtur nga sulme të tilla. Me inkorporimin e inteligjencës artificiale identifikon kërcënime të panjohura, mëson më shumë me kalimin e kohës, trajton të dhëna të mëdha, ofron siguri më të mirë, etj. Por, inteligjenca artificiale përdoret gjithashtu nga kriminelët kibernetikë që po ndërtojnë sulme shumë të sofistikuara, duke shmangur sistemet e sigurisë dhe zbulimin e tyre.
Gama e gjerë e mundësive që IA dëshmon për kriminelët kibernetikë për ti kryer sigurt sulmet e tyre është në vetvete jo etike. Dronët përfshijnë gjithashtu inteligjencën artificiale, ata janë avionë pa pilotë në bord që lundrohen me telekomandë. Dronët janë duke u përdorur në sigurinë ndërkombëtare për ndjekjen e të dyshuarve që ikin, ofrojnë informacion për gjurmimin në kohë reale, etj. Me inkorporimin e IA-së në dronë, ata kanë aftësinë të rrisin cilësinë e mbikëqyrjes, të ofrojnë goditje më precize, mundësojnë njohjen e imazhit dhe zbulimin e objekteve gjatë fluturimit, dhe kur përdoren në luftë ato bëhen vdekjeprurëse për forcat tokësore. Çështjet etike që lidhen me dronët e inkorporuar me IA përfshijnë liderë që mund të jenë të prirur për të hyrë në luftëra pasi dronët eliminojnë nevojën për të vendosur trupa në terren. Edhe nëse nuk nisin luftërat, posedimi i dronëve mund të shihet si një kërcënim nga vendet fqinje, duke shkaktuar dilema sigurie dhe kufizim të bashkëpunimit të mundshëm ndërmjet shteteve. Një çështje tjetër etike është mungesa e llogaridhënies, pasi pilotët e dronëve mund të shkëputen nga viktimat, sepse e gjithë kjo mund të duket si një videolojë. Çështja tjetër etike është mungesa e transparencës së qeverisë në lidhje me viktimat me dronë në emër të mbrojtjes së sigurisë kombëtare.
Një shqetësim tjetër global është ndryshimi i klimës dhe ngrohja globale, në të cilat IA ka një rol të dyfishtë. Roli i dyfishtë i inteligjencës artificiale është si një kontribues në vetë ndryshimet klimatike, por edhe ??si mjet për zbutjen e ndryshimeve klimatike. IA mund të përdoret për të zbutur ndryshimet klimatike duke mbështetur vendimet në kohë dhe të duhura që duhen marrë për të reduktuar emetimet e CO2, por nga ana tjetër, IA është pjesë e problemit pasi krijoi emetime të CO2. Apple dhe Microsoft, për shembull kanë njoftuar se do të jenë në mungesë të karbonit deri në vitin 2030, duke nënkuptuar se ata po lëshojnë emetime që po kontribuojnë në ndryshimin e klimës që tani. Kur krijohen teknologji të IA që kontribuojnë në zbutjen e ndryshimeve klimatike, duhet të merren parasysh çështjet etike, çështjet etike që tashmë janë diskutuar. Edhe pse IA po përdoret si një mjet për të ndihmuar njerëzit në nivel global, çështjet etike si ngrohja globale, mundësia e keqpërdorimit të të dhënave, injorimi i privatësisë dhe manipulimi i të dhënave nuk mund të anashkalohen.
Inteligjenca artificiale është krijuar me qëllim që të ndihmojë njerëzit. Ka potencialin për të patur një ndikim pozitiv afatgjatë në të gjitha industritë dhe fushat e imagjinueshme. Fatkeqësisht, nëse IA përdoret për përfitime personale dhe shfrytëzohet për të keqen, mund të themi se po gërmojmë varret tona. Me keqpërdorimin e inteligjencës artificiale paraqiten çështjet dhe shqetësimet etike. Nëse përdoret siç duhet, do të kemi një të ardhme të ndritur përpara. Nëse jo, inteligjenca artificiale do të jetë si superfuqia e Ginie në duart e Jafarit nga filmi Aladdin i Disney-t.
1 What is International Development? | International Development | The Salvation Army. (2021). International Development Australia. https://www.salvationarmy.org.au/international-development/learn/what-is-international- development/
2 Jonathan Hatch. (n.d.). 6 ways artificial intelligence is being used in international development. Bond. https://www.bond.org.uk/news/2019/10/6-ways-artificial-intelligence-is-being-used-in-international-development
Ilustrimi: Bigeye
Lexoni artikullin në gjuhën angleze këtu.