NUK KA MË VEND PËR TERMOCENTRALE ME QYMYR DHE INDUSTRI NDOTËSE NË BALLKANIN PERËNDIMOR. 

Djegia e qymyrit ështe burimi më i madh individual i ndotjës së ajrit në Ballkanin Perëndimor me të gjitha termocentralet të cilat kryesojnë. Kompanitë që i drejtojnë ato, dhe shtetet në rajon nuk i përmbahen ligjeve për emetimet e dëmshme të gazit. E njejta gjë vlenë edhe për impiantet e mëdha me djegie. Impiantet industriale me konsumin më të madh të energjisë të cilat, përveç prodhimit të energjisë elektrike, janë kryesisht përgjegjëse për ndotjen. Përdorimi i vazhdueshëm i termocentraleve me qymyr do t’a bëj të pamundur neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050.  Vec kësaj, industria do të përballet me një rënie financiare nëse dështon që shpejt të miratoj tekonologji më të pastër.

Cila është rruga drejt ajrit më të pastër në Ballkanin Perëndimor? Ndër ndotësit më të mëdhenj është sektori i energjisë elektrike, më konkretishtë termocentralet me qymyr. Nëse e shikojmë vetëm industrinë, përvec prodhimit të energjisë elektrike, ndotësit më të mëdhenj përfshijnë paisje që gjatë funksionimit kërkojnë sasi të lartë të energjisë. Këto përfshijnë fabrikat e çelikut, fabrikat e çimentos, rafineritë dhe vendet e tjera të nxehta të ndotjes në nivelin lokal dhe përtej.   

Qymyri gjithashtu përdoret në industrinë e rëndë, dhe për ngrohje - në stacionet e ngrohjes, në dhomat e vogla të kaldajave dhe në familje. Kështu, një kalim në karburante më të pastra do të eleminonte shkakun më të madh individual të ndotjes së ajrit.  

Qytetarët po paguajnë padashur miliarda euro për industrinë e qymyrit. 

Për më tepër, ka projekte të vazhdueshme për ndërtimin dhe rindërtimin e termocentraleve me qymyr, si dhe ato që kanë të bëjnë me zgjerimin e minierave ekzistuese të qymyrit. Edhe nëse kapacitetet e vjetra të prodhimit do të mbylleshin sapo ato të rejat të jenë funksionale, ndotja ekstreme e ajrit do të vazhdonte ende, e cila do të zgjaste varësinë nga qymyri për disa dekada. 

Shtetet në rajon kanë paguar gjithsej 72.7 milion euro në subvencione direkte për prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri në vitin 2019. Sidoqoftë, kjo shumë është relativisht e vogël 

krahasuar me garancitë e huasë qeveritare, që arrin deri në 2.15 miliardë euro. Këto janë para të paguara nga të gjithë qytetarët, dhe këto vendime merren pa pjesëmarrjen e publikut

Prodhimi i energjisë elektrike nga qymyri dhe aktivitete të tjera industriale lirojnë oksidet e squfurit (SOx), posaçërisht dioksidin e squfurit (SO2), grimcat (PM), të quajtura gjithashtu lëndë të grimcave të pezulluara, oksidet e azotit (NOx), përbërjet organike të paqëndrueshme jo-metane (NMVOC) ), dhe metalet e rënda si arseniku, kadmiumi dhe plumbi.

Këto janë të dëmshme për shëndetin dhe ambientin. Për shembull emetimet e squfurit në ajër shkaktojnë rritjen e acidifikimit të tokës, duke rrezikuar kështu bujqësinë. Pjesa e ndotjes së ajrit e prodhuar nga transporti i materialeve nuk regjistrohet si ndotje e ajrit.

Ligjet dhe rregulloret nuk zbatohen. 

Një pjesë e konsiderueshme e legjislacionit mjedisor të Bashkimit Evropian tashmë është integruar në legjislacionin kombëtar të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mirëpo,  për shkak të dështimit të pranimit të përgjegjësisë në të gjithë zinxhirin, nga autoritetet tek operatorët e objekteve industriale dhe mungesës së mekanizmave të zbatimit të rregullimit, nivelet e lejuara të ndotësve të ajrit janë akoma duke u tejkaluar. 

Qeveritë ende e shohin qymyrin si një burim strategjik. Shkeljet dhe vonesat në futjen e masave të mbrojtjes së mjedisit nga kompanitë në atë sektor, kryesisht në pronësi të shtetit, po tolerohen. Në të njëjtën kohë, investitorët privat, kryesisht të huaj në industrinë me intensitet të lartë të energjisë lejohen të veprojnë pa pengesa pavarësisht shkeljes së standardeve dhe rregulloreve të ndotjes. Sipas të dhënave të vitit 2018, shumë vende të rajonit kanë tejkaluar nivelet maksimale vjetore të SO2 dhe grimcave siç përcaktohet nga planet e tyre kombëtare të zvogëlimit të emetimeve (NERP)

Ndotja e shkaktuar nga termocentralet me qymyr në Ballkanin Perëndimor ka gjithashtu një ndikim ndërkufitar. Pjesa më e madhe (2,013) e 3,906 vdekjeve të parakohshme që i atribuohen ndikimit të tyre në 2016 ndodhën në Bashkimin Evropian, ndërsa 1,239 ndodhën në vetë rajonin, dhe pjesa tjetër preku vendet e tjera. Kjo kontribuon në fillimin dhe përshkallëzimin e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

Pa kompromis drejt neutralitetit të karbonit në vitin 2050.

Shtetet në rajon kanë vendosur të bashkohen me BE, që nënkupton zbatimin e gamës së plotë të rregulloreve mjedisore të Bashkimit Evropian, si dhe qëllimin e uljes së emetimeve neto të dioksidit të karbonit (CO2) në zero deri në vitin 2050. Duke pasur parasysh faktin që termocentralet me qymyr janë burimi më i madh i këtij gazi në Ballkanin Perëndimor, është e vështirë të imagjinohet që ato pajisje mund të mbijetojnë.

BE ka ambicie të ngjashme për pjesën tjetër të industrisë gjithashtu, kështu stimulon zhvillimin e teknologjive për përdorimin e energjisë elektrike dhe hidrogjenit, së bashku me kapjen dhe ruajtjen e karbonit. Ka madje programe eksperimentale për prodhimin e karburantit dhe materialeve të tjerë nga dioksidi i karbonit. 

Shumica e vendeve kanë përcaktuar një afat për heqjen graduale të qymyrit dhe termocentralet që punojnë në të po mbyllen me një ritëm të përshpejtuar. Përveç rregulloreve gjithnjë e më të rrepta, pronarët e termocentraleve që djegin karburantet janë të ngarkuar me shpenzime për lejet për të lëshuar dioksid karboni. Çmimet e atyre certifikatave në tregun e aksioneve kanë shënuar rekord në rritje për muaj me radhë. 

Filtra të shtrenjtë për një karburant pa të ardhme.

Për më tepër, Bashkimi Evropian po dërgon mesazh se sektorët e naftës dhe petrokimisë nuk kanë të ardhme dhe se gazi fosil do të shërbejë vetëm si një karburant kalimtar. BE gjithashtu planifikon të futë shpejt një taksë CO2 për mallrat dhe shërbimet e importuara, të cilat ndoshta do të mbyllnin automatikisht shumë ndotës të orientuar drejt eksportit në rajonin tonë. Nuk duhet të përjashtohet mundësia që ato mekanizma të bëhen më të rrepta dhe që bari në lidhje me zbutjen e ngrohjes globale dhe pasojat e tij do të ngrihet.

Përveç faktit që rindërtimi dhe instalimi i filtrave dhe njësive të desulfurizimit në termocentralet po vonohet në Ballkanin Perëndimor, duke përjetësuar kështu ndotjen e ajrit dhe duke rrezikuar shëndetin publik, këto ndërhyrje të shtrenjta do të rrisin edhe kostot e mbylljes së tyre, e cila gjithnjë e më shumë duket e pashmangshme.

Duhet të theksohet gjithashtu se e gjithë kjo pajisje për mbrojtjen e mjedisit funksionon me energji elektrike, prandaj është logjike të supozohet se do të prodhohet nga të njëjtat termocentrale me qymyr, duke rritur kështu konsumin e kësaj lënde djegëse fosile.

Roli i qytetarëve dhe i shoqërisë civile. 

Parakushti më i rëndësishëm për zvogëlimin e ndotjes së ajrit të shkaktuar nga industria është një politikë e zero-tolerancës ndaj ligjit mjedisor dhe shkeljeve të standardeve nga institucionet kompetente. Shoqëria civile mund të japë një kontribut duke forcuar kapacitetet e saj për fillimin e çështjeve gjyqësore, të cilat, nga ana tjetër, do të përmirësojnë procedurat gjyqësore.

Ndërhyrjet ligjore duhet të pasohen nga fushata sensibilizuese që synojnë sigurimin e mbështetjes së qytetarëve. Qytetarët gjithashtu kanë një rol të rëndësishëm në alarmimin e autoriteteve dhe drejtimin e fushatave mediatike. Sipas Konventës së Aarhusit, ata kanë të drejtë të marrin pjesë në vendimmarrje gjatë analizës së ndikimeve mjedisore të objekteve ekzistuese dhe të planifikuara industriale. Në lidhje me këtë çështje, ata mund të përdorin ndihmën e institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave mjedisore.

Komunitetet lokale që vuajnë pasojat e ndotjes nga objektet e afërta industriale janë veçanërisht të rëndësishme për të shkaktuar një reagim nga autoritetet. Institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Botërore, madje edhe kreditorët privatë, gjithashtu mund të përfaqësojnë një faktor të rëndësishëm nëse ato kushtëzojnë dhënien e kredive me respektimin e rregullave mjedisore.

Bashkë jemi më të fortë

Një organ i pavarur gjyqësor dhe ndëshkime financiare mund të futen brenda Komunitetit të Energjisë, një organizatë ndërkombëtare e cila ndërmjetëson në çështjen e zgjerimit të tregut të energjisë të BE-së në vendet që përfshijnë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kjo kërkon mbështetje nga administrata e Brukselit, si dhe nga shoqëria civile dhe vendet e rajonit.

I gjithë Ballkani Perëndimor po lufton pak a shumë me të njëjtat sfida, të cilat përfshijnë ndotjen industriale. Prandaj, veprimi i përbashkët nga grupe aktiviste që i drejtohen Bashkimit Evropian, Komunitetit të Energjisë dhe organizatave ndërkombëtare, është më efektiv sesa pretendimet individuale

Përmbushja e detyrimeve të përfshira në “Agjendën e Gjelbër” për Ballkanin Perëndimor, e pranuar nga vendet e rajonit me nënshkrimin e Deklaratës së Sofjes në nëntor 2020, do të hapte hyrjen në grante të pakthyeshme dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian për një tanzicion.

Edhe nëse nuk i përfillim të gjitha ato të larpërmendurat, shumica e minierave të qymyrit dhe termocentraleve nuk mund të mbijetojnë në treg nëse nuk do të merrnin subvencionet e përmendura. Këto fonde do të duhet të rialokohen në programet sociale, rikualifikimin e punëtorëve, riparimin, ripërdorimin e objekteve dhe minierave dhe zhvillimin e projekteve për gjenerimin e energjisë nga burimet e ripërtritshme. Sistemi elektrik do të transformohej me një ndikim minimal në shoqëri, siguri të energjisë dhe financat publike.

Minierat e qymyrit zënë sipërfaqe të mëdha dhe mund të përdoren për instalimin e termocentraleve që do të kompensojnë kapacitetet e prodhimit të energjisë elektrike.

Në çdo rast, shoqëria rrezikohet jashtëzakonisht nga ndotja e ajrit dhe një përmirësim thelbësor është i pamundur pa zbatimin e ligjeve për mbrojtjen e mjedisit. Impiantet e prodhimit industrial, të mëdhenj dhe të vegjël, duhet t'i drejtohen teknologjive më të pastra, përndryshe ato nuk do të jenë në gjendje të mbijetojnë. 

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord, ndër të tjera, për të harmonizuar politikat e tyre me sistemin e tregtimit të emetimeve të BE - EU ETS. Kostot e lejeve për lirimin e dioksidit të karbonit gjithnjë e më shumë po zvogëlojnë qëndrueshmërinë e gjenerimit të energjisë elektrike nga qymyri. Për atë arsye, mund të pritet që rindërtimi dhe ndërtimi i termocentraleve do të braktiset, dhe ato ekzistuese do të mbyllen shpejt, gjë që do të ulte në mënyrë drastike ndotjen e ajrit.