ÇFARË ËSHTË DUKE NA BËRË AJRI I NDOTUR NË BALLKANIN PERËNDIMOR?

NDOTJA E AJRIT DHE PASOJAT E SAJ NË NIVELET E VDEKSHMËRISË DHE SHËNDETIN E QYTETARËVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR.

Thithja e ajrit të ndotur çon në rritje të vdekshmërisë, jetë më të shkurtër dhe një shkallë më të lartë të sëmundjeve kronike. Në të njëjtën kohë, shpenzimet e kujdesit shëndetësor të paguara nga qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë në rritje. Ndotja e ajrit shkakton gjithashtu një rritje të ditëve të humbura të punës, së bashku me numrin e ditëve të shtrira në spital. Reduktimi i ndotjes së ajrit është një masë e shëndetit publik e cila do të ndihmonte drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe, indirekt, në nivele më të ulëta të vdekshmërisë.

Cilësia e dobët e ajrit në Ballkanin Perëndimor e vendos rajonin në krye të zonave më të ndotura të Evropës dhe shkakton një rënie në rritje të shëndetit publik. Vendet e rajonit janë veçanërisht të rrezikuara sepse ndotja e ajrit e kombinuar me një nivel më të ulët të zhvillimit ekonomik, varfërisë dhe sistemeve ndër nivel të kujdesit të shëndetit, kontriubuon për të krijuar një situatë vdekjeprurëse.

Disa nga burimet kryesore të ndotjes së ajrit në Ballkanin Perëndimor përfshijnë përdorimin e qymyrit për prodhimin e energjisë, djegien e qymyrit dhe drurit në objektet rezidenciale dhe tregtare, emetimet e industrisë, djegien e mbeturinave, aktivitetet bujqësore dhe ndërtimore, automjetet e transportit dhe gjeneratorët e naftës. Këto burime janë vendet kryesore të origjinës për grimcat e grimcave (PM2.5 dhe PM10), ozonin, oksidet e azotit, dioksidin e squfurit, dioksidin e  karbonit dhe metalet e rënda, të cilat janë globalisht përgjegjëse për miliona vdekje të parakohshme çdo vit.

Efektet e dëmshme të ajrit të ndotur shkaktojnë rritje të niveleve të vdekshmërisë nga goditja në tru, sëmundjet e zemrës, sëmundjet kronike të mushkërive, kanceri i mushkërive dhe infeksionet akute të frymëmarrjes. Efektet e ekspozimit të ndotjes së ajrit variojnë nga ato klinike, të tilla si infeksionet e traktit të frymëmarrjes së ulët, deri në vdekjen e parakohshme.

Përveç kësaj, Ballkani Perëndimor është ndër rajonet më të prekura nga ndikimi i ndryshimit të klimës. Gjatë dekadave të fundit, është dokumentuar një rritje e konsiderueshme e valëve të nxehtësisë - sot, numri i tyre gati është dyfishuar krahasuar me mesin e shekullit të 20-të. Kushtet e motit më të ngrohtë i përshtaten formimit të ozonit, një nga ndotësit kryesorë gjatë pjesës më të ngrohtë të vitit. Gjithashtu, është vërejtur që moti i ngrohtë dhe përqendrimet më të larta të dioksidit të karbonit në atmosferë kontribuojnë në periudha më të gjata të vegjetacionit dhe pllenimit. Kjo shkakton përqendrime më të larta të polenit në ajër, të cilat mund të kenë efekte negative tek personat me alergji, si dhe tek pacientët me astmë.

Kush po paguan për pasojat e ndotjes së ajrit?

Pasojat e thithjes së ajrit me cilësi të dobët paguhen nga të gjithë ne, sidomos grupet e caktuara shoqërore që janë më të prekshme ndaj tij.

Çmimi i ndotjes së ajrit paguhet me jetën e njerëzve. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vitin 2016, , si pasojë e cilësisë më të dobët të ajrit në të gjithë Evropën, ka pasur rreth 13,500 vdekje të parakohshme në rajonin tonë. Sipas vlerësimeve nga 2012 të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, ndotja e ajrit në vendet e Ballkanit Perëndimor ka çuar deri në 22,670 vdekje të parakohshme të cilat i atribuohen ndotjes së tepërt të grimcave të imëta (PM2.5); 1,060 për shkak të ndotjes së tepërt të ozonit (O3); dhe 1,670 vdekje për shkak të ndotjes së tepërt të dioksidit të azotit (NO2).

Qendra e Përbashkët e Hulumtimit e Komisionit Evropian thotë se ndotja e ajrit, mesatarisht, kontribuon midis 4% dhe 19% të totalit të vdekshmërisë së parakohshme dhe ulë jetëgjatësinë në 0.4-1.3 vjet në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndotja e ajrit ka një efekt më të madh në shkurtimin e jetës së popullatës së moshuar dhe fëmijëve nën moshën pesë vjeç, gjë që ndodh veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta. Në një nivel global, rreth 75% e vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit ndodhin tek njerëzit më të vjetër se 60 vite. Në dhjetor, këto fakte janë konfirmuar në gjykatë për herë të parë. Gjegjësisht, një gjykatë britanike pranoi prova mjekësore që treguan se një vajzë 9-vjeçare kishte vdekur nga ndotja e ajrit.

Personat me një status më të ulët socio-ekonomik shpesh janë më të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit pasi ata priren të jetojnë në zona të trafikut me intensitet të lartë dhe afër burimeve të ndotjes, siç janë termocentralet dhe objektet industriale. Përveç kësaj, në shumicën e rasteve njerëzit e varfër bëjnë punë të rënda që nënkupton ekspozim eksluziv ndaj tymrave, grimcave, gazrave dhe metaleve të rënda.

Së fundmi, çmimi i ndotjes së ajrit pasqyrohet nga kostot e kujdesit shëndetësor. Është vlerësuar se vetëm termocentralet me qymyr në Ballkanin Perëndimor shkaktojnë dëme ekonomike në formën e shpenzimeve të kujdesit shëndetësor që variojnë nga 1.2 në 3.4 miliardë euro çdo vit.

Si mund të arrijmë shëndet më të mirë dhe ajër më të pastër në Ballkanin Perëndimor?

Bazuar në të dhënat e paraqitura, përfundimi është i qartë: për të shpëtuar jetën e njerëzve dhe për të ruajtur shëndetin publik, ne duhet të përmirësojmë cilësinë e ajrit sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe gjendjen e shëndetit publik, duke avancuar sistemet e kujdesit shëndetësor.

Është i nevojshëm të përcaktohet zvogëlimi i ndotjes së ajrit si një prioritet kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar dhe të integrohen proceset e planifikimit si në nivelin lokal ashtu edhe në atë shtetëror. Sidoqoftë, më e rëndësishmja, këto masa nuk duhet të mbeten një letër e vdekur dhe duhet të sigurohen burime të përshtatshme për zbatimin e tyre. Prandaj, vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të rrisin buxhetet e tyre kombëtare dhe lokale për kontrollin e ndotjes së ajrit dhe të përcaktojnë prioritetet që synojnë të zvogëlojnë ndikimin e emetimeve të ndotësve në popullatë dhe mjedis.

Për të avancuar mbikëqyrjen e ndotësve dhe për të përmirësuar cilësinë e ajrit, partneritetet multisektoriale duhet të vendosen në nivele lokale, kombëtare dhe rajonale. Parandalimi i sëmundjeve jo-komunikuese të cilat vijnë si rezultat i cilësisë së dobët të ajrit duhet të bëhet pjesë integrale e prioriteteve të politikës mjedisore. Për më tepër, kjo duhet të shoqërohet me masa për të adresuar ndryshimet klimatike, të cilat gjithnjë e më shumë ndikojnë pothuajse në të gjitha aspektet e jetës.

Për fund, ulja e niveleve të vdekshmërisë, zgjatja e jetëgjatësisë dhe zvogëlimi i kostove të kujdesit shëndetësor për thithjen e ajrit të ndotur, kërkon gjithashtu veprim të qytetarëve nga poshtë-lart. Gjegjësisht, çështja e ndotjes së ajrit - një çështje që nuk njeh kufij midis shteteve të Ballkanit Perëndimor - mund të zgjidhet vetëm në një mënyrë solidare, në një nivel rajonal.

Në mënyrë që së bashku të ruajmë dhe zgjasim jetën, bashkohuni me ne në luftën solidare të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor dhe bëhuni pjesë e kampanjës “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër": https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeaCh6mDG28WY6-QLEj7ldvAutF6Ki0WPcVaJLJjW6NNy2gKw/viewform 

Mësoni më shumë rreth kampanjës "Ballkanit të Bashkuar për Ajër të Pastër" në: https://sbunker.net/truaktiv/sq-al/shkrime/407/ne-ballkanin-perendimor-jemi-duke-jetuar-brenda-ne-nje-re-helmuese/