Arbrita Uka 19/07/2019

Alienizëm a jashtë-tokëzim?!

Hej tung, 001 100 010 101 Arbrita Uka, përndryshe Banore e Tokës.

Pushteti, paraja, vëmendja, alkoolizmi, duhanizmi, narcisllëku, çmendunia, telefonizmi, cinizmi, teknofobia, ngrohja globale, karbonizmi i ajrit, helmimi i dheut e ujit, smog kudo, mjegull problematike si rrjedhojë e ndjenjave t'pandjeshme t'njeriut. Mendimi se gjithë k'to fjalë me burim elektronesh, pa shoqnim protonesh, as anej as knej neutrone, po t'bon me mendu që je t'u lexu fjalë boshe ose fjalë që s'po ju gjen fillim e lidhje s'po kanë. Gabohesh! S'ka lidhje, m'so prej gabimit - nisja, lexo me sy tjerë, patjetër s't'vyjnë syze, se t'i huazon truni yt, se e ke aktivizu me ia gjet fillin k'tij lamshi.

E vërtetë, jemi qenie njerëzore, na pëlqeu ose jo. Pak ka që s'e pëlqejnë njerëzillëkun që e kanë, duan jetë t'qetë e t'rahatshme, d.m.th krejt rrafsh vetit me ia ba. Uni i gjithësecilit ushqehet pandalë, se është i paushqyeshëm. Njëjtë është me llafet që unë muj m'i derdh n'k'to rreshta, mjafton ti që po e lexon këtë, me pas me vete nji kafe. Jo mo jo, s'po i boj reklam kafes, se reklamim i mendimeve t'mia o t'u ndodh k'tu.

Gëzojmë një jetë, jo ma tepër (k'shtu t'paktën mendojmë për këtë Tokë). Mbytemi t'u "luftu" për me tregu se lumtunia e viziton jetën tonë gjithmonë, edhe nëse s'është k'shtu, shtiremi (kemi edhe aftësi të tilla). Kuptojmë shumë sene, ama zgjedhim mos me kuptu! Habitemi me njani-tjetrin, po kurrë vetën n'pasqyrë s'e kqyrim, s'e kqyrim me atë unin e dytë, se me këtë t'parin, prapë vazhdojmë me rrafsha. Përnime kem kogja aftësi, ama s'jemi të aftë 100%. Po du me thanë, i nënshtrohemi mjaftë mirë nji gjumi. Të rrallë janë anti-gjumistat. Ani, une pajtohem, gjumi na "duhet", ama atij na s'i duhemi, se s'ô qenie, ô proces biologjik. N'fakt na dim m’e rrit si qenie, kur hasim të mirën reciproke që ndodh n'këtë mes (pra, ti ushqen vetën me gjum).

Thu’jse s'jemi gati me zbulu plotësisht se i takojmë k'saj Toke. Po mendoj, e dim me mendje (fizikisht), ama jo ma tepër se kaq, i frikësohemi thellësive e filozofizmave. Mundesh me ujit trunin në çdo dush, me mendime pozitive, jo t'u këndu, t'u meditu me ujin. N'fakt uji për ty s'është i gjallë, edhe nëse për mue është. Personalizojmë përceptime veçmas, rrallë herë përceptime "një për të gjithë, të gjithë për një".

Nga kahu tjetër, a pe din, na jemi qenie njerëzore edhe janë t’krijune vetëm dy karaktere biologjike - burrë, grua (dhe interseks). Me miliarda njerëz, vetëm dy sekse. S'jam unë, s'je ti, e as ai tjetri ,ose ajo tjetra, që duhet me na tregu qysh me jetu. Përndryshe kish ekzistu veç nji planet, nji njeri edhe mbas tij me pas copy-paste natyrën, pamjen, jetën, gjininë, etj... Jo de jo, kemi jetë të ndryshme, edhe nëse vijm prej nji familjeje t'njëjtë.

Shoqnimi me qeniet ma t'përsosuna t'k'tij Universi, t'bon përnime m'u ndi mirë. Mos t'harrojmë që socializimi ekziston te secili, ama disa-disa e ushqejnë ma shumë. Për vete "mendoj" se jam ambiverte. Edhe e di që titulli i k'tij shkrimi osht tut ngjallë kurrEshtje. Përjetoje secilën shkronjë t'jetës sate: u pajtove, s'u pajtove, alienizmi ekziston te të gjithë, pa marr parasysh gjini, orientim seksual, komb, racë, e religjion - na quajnë njerëz, edhe nëse s'dim me kuptu taman si fjalë.

 

001 100 010 101, përndryshe Banore e Tokës, më vjen mirë që biseduam!