Arbrita Uka 24/01/2019

"Kurreshtje apo dashuni për dije (filozofi)"

                                   

Tung për ty që po e lexon këtë shkrim timin, t'cilin po pretendoj me shërby përpara teje s'i një lule. Nëpërmes lules, po du me tregu që e du shumë natyrën.

- Jemi qenie njerëzore, a po?
- Jetojmë me nji planet që e thërrasim "Tokë", shpesh herë edhe "shtëpi", a po?
- Jemi t'ngjitun, e shpesh herë t'parazitum pas fjalës - familje, a po?
Befasishëm shkrimi po merr kahje tjetër, se vendin e pikëpytjeve (?) gjithmonë dojnë me zanë përgjigjet (.) , gjë që krijohet nji luftë me eksplosiv emocionesh, se pritet përgjigje konkrete.
Unë si banore e Tokës, e du shumë këtë veti që na dallon tej mase prej botës shtazore e asaj bimore, kjo veti e ka ni emën - kurrEshtje. Nëse ndaleni me analizu si fjalë, përceptimi i trunit tem është se kjo fjalë nënkupton - ushqim t'mendjes, sikur mendja (truni) është etë për ujë, edhe gjithë është k'shtu, e etun.
Menjëherë kur kupton diçka, lind synimi që me kuptu edhe super diçka.
Para jush këto janë nji grumbull shkronjash, por para syve janë fjalë, e para trunit janë kuptime, komunikime normale - njerëzore. Gjithçka lenë për të dëshiruar kurreshtjen, për ta zgjedhur kurreshtjen, asnjëherë nuk shuhet sepse e rrisim n'trupin tonë ashtu siç na lind në sekond, e ushqejmë me po k'to shkronja, t'cilat janë mjet ndërmjetësues në mes trunit tem që i ka shkru, e trunit tënd që po i lexon.
Pak më parë e pohova se e du kurreshtjen, madje edhe tregova arsyen (kurreshtja na dallon prej kafshëve e bimëve), e du sepse kam lind me të, e ka lind me mu. M'është ba pjesë e jetës që kur kam hap sytë për herë t'parë, nuk mundem mos me dasht. Po nuk ka veç anë pozitive, i dalin sheshit edhe anë negative. Fundja triumfon thënja "çdo e mirë e ka nji t'keqe, dhe çdo e keqe e ka nji t'mirë". Por, kurrEshtja mundet me na ushqy tanë jetën, mirëpo na se ushqejmë dot atë.
Nëse unë du me dit për alienët, kurreshtja që kam për këto qenie jashtëtokësore, m'i pregadit 100 pytje t'rendituna rend e rend, njëra pas tjetrës. Fatkeqësisht Google s'është në gjendje t'i pregadis kurreshtjes sime 100 përgjigje, s'është në gjendje t'më ndihmojë as mua, sepse tema për alienët ka hapësira boshe përgjigjesh.
Në fillim të shkrimit e përmenda lulen, edhe asaj i nevojitet uji për t'u zhvilluar, njësoj sikur mendjes për t'shuar etjen e vazhdueshme (t'pandërprerë) - kurrEshtjen. Mirëpo 3/4 e Tokës që janë të mbushuna me ujë (H2O), nuk janë në gjendje ta shuajnë kurrEshtjen, sepse kurrEshtja ka zgjedhur fjalën "kurr" t'i paraprijë, që d.m.th "kot mundohesh ti, unë nuk shuhem dot". Nuk është zjarr, se do t'shuhej lehtë. Është diçka më shumë se zjarr, sepse aktivizon miliarda qeliza tona vetëm e vetëm për t'u aktivizu. E ky aktivizim, nuk është aktivizim dosido.
Ku i dihet, ne jemi qenie njerëzore, jetojmë në një planet që e quajmë "Tokë" e shpesh herë e quajmë "shtëpi", jemi t'ngjitun ose t'parazitum pas fjalës - familje, s'i dihet mund t'zbulojmë nji burim tjetër uji, që arrin ta shuaj kurrEshtjen.
Atëherë do shuhemi edhe ne si njerëzim po na u shua kurrEshtja, sepse zemra s'na mban gjallë, ajo që na mban gjallë është kurrEshtja.

Le t'mos rreshtim së kurrEshturi, po deshëm t'mbesim gjallë!