Programi i ngjarjeve

Klubi i tregimeve të shkurtëra - “Green Red Orange” nga Mariana Enriquez

Në hapësirat e truAktiv-it, më 18 prill, mbajtëm takimin e gjashtë të Klubit të tregimeve të shkurtëra. Ne diskutuam mbi tregimin “Green Red Orange” të autorës Mariana Enriquez. Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë me njëri-tjetrin interpretimet dhe opinionet e tyre rreth tekstit që mbulon temën e shëndetit mendor dhe rreziqet e përdorimit të tepruar të internetit.

Ne ju inkurajojmë të bashkangjiteni në eventet e rradhës për të kontribuar në diskutime të tilla ku njëkohësisht mund edhe t’i përforconi aftësitë e të folurit në publik, artikulimit dhe aftësitë analitike në gjuhën angleze!

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në diskutim, ju mirëpresim në takimet e ardhshme!

*

Ngjarja u mbështet nga European Endowment for Democracy.

Image

Media