Politika dhe Shoqëria

Politika dhe Shoqëria II

Sbunker ka organizuar modulin Politika dhe Shoqëria të programit TruAktiv në Prishtinë, gjatë muajve tetor dhe nentor 2018. Për pesë fundjava intensive, pjesëmarrësit janë takuar për të qenë pjesë e diskutimeve, ligjeratave, dhe debateve të mbajtura në mënyrë interaktive me udhëheqës të prapavijave të ndryshme.

Ligjëruesit kryesorë të programit ishin Krenar Gashi, bashkëthemeluesi i Sbunkerit dhe njëherit studiues në përfundim të doktoratës në Universitetin e Gentit; Artan Mustafa, publicist dhe doktorant në fushën e ekonomisë së mirëqenies nga Universiteti i Vjenës; Adem Beha, ligjërues i Shkencës Politike në Universitetin e Prishtinës; Donikë Qerimi, ligjëruese në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, si dhe Agon Maliqi, themeluesi i Sbunkerit; Dritan Dragusha i diplomuar në filozofi dhe aktualisht është kandidat për Master; Rinor Gashi avokues i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Programi po ashtu ka përfshirë folës mysafirë si Presidentja e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga, Gzim Selaci, Ag Apolloni, Flutura Kusari e Zgjim Hyseni 

Nga ky modul është formuar një grup me njohuri dhe shkathtësi në të kuptuarit e shoqërisë, koncepteve shkencore, analizës së proceseve shoqërore dhe të menduarit kritik.

---

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Media