Politika dhe Shoqëria

Politika dhe Shoqëria

Sbunker ka organizuar modulin Politika dhe Shoqëria të programit TruAktiv në Prishtinë, gjatë muajve nëntor 2017 dhe janar 2018. Për shtatë fundjava intensive, pjesëmarrësit janë takuar për të qenë pjesë e diskutimeve, ligjeratave, dhe debateve të mbajtura në mënyrë interaktive me udhëheqës të prapavijave të ndryshme.

Ligjëruesit kryesorë të programit ishin Krenar Gashi, bashkëthemeluesi i Sbunkerit dhe njëherit studiues në përfundim të doktoratës në Universitetin e Gentit; Artan Mustafa, publicist dhe doktorant në fushën e ekonomisë së mirëqenies nga Universiteti i Vjenës; Adem Beha, ligjërues i Shkencës Politike në Universitetin e Prishtinës; Donikë Qerimi, ligjëruese në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, si dhe Agon Maliqi, themeluesi i Sbunkerit.

Programi po ashtu ka përfshirë folës mysafirë si Ardiana Shala Prishtina, Ari Muharremi, Dritan Dragusha, Flutura Kusari e Rinor Gashi.

Nga ky modul është formuar një grup me njohuri dhe shkathtësi në të kuptuarit e shoqërisë, koncepteve shkencore, analizës së proceseve shoqërore dhe të menduarit kritik.

Media