Politika dhe Shoqëria

Politika dhe Shoqëria III

Sbunker ka organizuar modulin Politika dhe Shoqëria të programit TruAktiv në Prishtinë për herë të tretë, gjatë dy muajve, tetor dhe nëntor. Për pesë fundjava intensive, pjesëmarrësit janë takuar për të qenë pjesë e diskutimeve, ligjeratave, dhe debateve të mbajtura në mënyrë interaktive me udhëheqës të prapavijave të ndryshme.

Fasilitator i programit ishte Adem Beha profesor në Universitetin e Prishtinës si dhe shef i departamentit të shkencave politike në fakultetin filozofik; Bekim Baliqi profesor në Universitetin e Prishtinës në departamentin e shkencave politike; Adrian Gola profesor në Universitetin e Prishtinës në departamentin e sociologjisë; Gëzim Selaci profesor në Universitetin e Prishtinës në departamentin e sociologjisë; Donikë Qerimi profesoresh në fakultetin juridik; Vjollca Krasniqi profesoresh në Universitetin e Prishtinës, departamenti punë sociale; Agon Maliqi, themeluesi i Sbunkerit; Dritan Dragusha i diplomuar në filozofi dhe aktualisht është kandidat për Master; Edison Jakurti është kandidat për phd në Freie Universitat Berlin si dhe Alban Zogaj hulumtues në Institutin Riinvest.

Nga ky modul është formuar një grup me njohuri dhe shkathtësi në të kuptuarit e shoqërisë, koncepteve shkencore, analizës së proceseve shoqërore dhe të menduarit kritik.

Ky projekt është financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Media