TruAktiv është program alternativ i edukimit që synon promovimin e mendimit kritik dhe qasjeve kritike përmes programeve dhe aktiviteteve të ndryshme. Grupi që ne synojmë të targetojmë janë të rinjtë e Kosovës rreth moshës 17-24 vjeç, me theks të veçantë të atyre nga vendet rurale dhe nga grupet e cënueshme.
Programet kryesore përmes së cilave ne zhvillojmë synimet tona janë këto: shkolla e mendimit kritik, politika dhe shoqëria, produksioni multimedial dhe aktivizmi në shoqëri. Nga pjesëmarrësit e këtyre programeve kanë dalur dhjetëra nisma të mbështetura nga truAktiv.
Përvec këtyre programeve ne angazhohemi në ngritjen e vetëdijes shoqërore përmes videove edukuese dhe informuese për tema të ndryshme, përmes diskutimeve rreth çështjeve sociale, netëve të filmit dhe përmes formave të tjera të aktivizmit në komunitetit.
Që nga fundi i vitit 2020 truAktiv operon dhe vepron si një OJQ më vete.
Stafi i TruAktivit janë ish-pjesëmarrës nga nivele të ndryshme të këtij programi, me një fjalë janë TruAktiva.