Nata e filmit dhe librit

truAktiv 01/04/2023

Nata e filmit në Mitrovicë - "ÇOHU"

Për të shënuar ditën e vizibilitetit të personave transgjinorë, me 31 mars truAktiv-i ishte në Social Space for Deconstruction në Mitrovicë për të shfaqur dokumentarin “Çohu” nga regjisoret Arzije Asani dhe Céline Stettler.

Ky dokumentar shpalos tregimet e dy aktivistëve të guximshëm nga Kosova, gjithashtu i njoftoi për së afërmi shikuesit me sfidat që aktivistët feministë dhe LGBTIQ+ përballen në Kosovë.

Pas shfaqjes së dokumentarit pjesëmarrësit zhvilluan një diskutim rreth temës së dokumentarit dhe rreth sfidave të personave transgjinorë në Kosovë, me aktivistin Lendi Mustafa.

Falenderojmë përzemërsisht të gjithë që morën pjesë në këtë event!

--

Ngjarja mbështetet nga European Endowment for Democracy.

Image

Media