Për të shënuar muajin e historisë LGBTIQ+, me 23 shkurt truAktivi ishte në Qendrën e Studenteve në Prishtinë për të shfaqur dokumentarin “Kah kqyrsha përpjetë, e shihsha veten përfundi” me regji të Ilir Hasanajt.
Dokumentari i njoftoi për së afërmi shikuesit me sfidat që përjetojnë gjeneratat e ndryshme të personave LGBTIQ+ në Kosovë dhe rreth nevojës së tyre për një vend që u ofron hapësirë për të jetuar e manifestuar veten lirshëm.
Pas shfaqjes së filmit, bashkë me panelistët tanë, Dardan Hotin, Nol Musën dhe Aurela Kadriu diskutuam më shumë rreth procesit të realizimit të dokumentarit dhe rreth sfidave të personave LGBTIQ+ ndër vite.
Falenderojmë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit dhe panelistët që kontribuan në nxitjen e një diskutimi të rëndësishëm në Qendrën e Studentëve.
*
Kjo ngjarje u mbështet nga European Endowment For Democracy.