Nata e filmit dhe librit

26/01/2023

Nata e filmit në Ferizaj

Këtë të mërkurë, me 25 janar, truAktiv ishte në qytetin e Ferizajt për të shfaqur dokumentarin “Dasmat dhe pampersat” nga produksioni Crossing Bridges.

Në dokumentarin “Dasmat dhe Pampersat” shikuesit ndoqën katër çifte nga rajone dhe gjenerata të ndryshme, të cilët treguan se si i bëjnë punët e shtëpisë, si i rrisin fëmijët dhe si e organizojnë jetën e tyre me njëri-tjetrin. Duke hyrë mbrenda shtëpive të tyre përmes dokumentarit, na u lejua që të shohim më afër se si gjinia, rajoni dhe mosha ndikojnë në ndarjen e roleve gjinore mes çiftit.

Pas shfaqjes së filmit pjesëmarrësit patën mundësinë të zhvillojnë një diskutim rreth tematikave të trajtuara në dokumentar, bashkë me aktivistet Adelina Tërshani dhe Fortunë Haziri.

– – –

Kjo ngjarje u mbështet nga European Endowment For Democracy.

Image

Media