Nata e filmit dhe librit

Klubi i Leximit: “Mbi mjerimin e jetës studentore” nga Mustapha Khayati

TruAktiv, më 30 nëntor, mbajti diskutimin e parë për këtë vit në kuadër të Klubit të Leximit. Së bashku trajtuam dy kapitujt e parë të tekstit “Mbi mjerimin e jetës studentore” nga Mustapha Khayati.

Diskutimi u fokusua kryesisht në çështjen e tëhuajzimit të studentit si rezultat i sistemit kapitalist, pasivitetin studentor dhe kontekstualizimit të kritikës së tekstit për situatën në Kosovë.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë dhe që kontribuan në diskutim.

Ju mirëpresim në evente tjera!

*

Ngjarja u mbështet nga European Endowment For Democracy.

Media