Nata e filmit dhe librit

Nata e filmit dhe dhurimit të librit në Ferizaj

Image

Më 29 korrik, prej orës 19:00 në Teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu”, truAktiv sjell dy filma të metrazhit të shkurtër, “Evidence” dhe “Silent” nga regjisori Lum Radoniqi.

“Silent” ndjekë jetën e Albanit i cili ka humbur dëgjimin si fëmijë, të cilit pas 16 viteve iu rikthehet degjimi. Filmi paraqet sfidat e të ballafaquarit me botën dhe anën e saj të zhurmshme.

Filmi “Evidence” paraqet jetën e një çifti, Besnik dhe Linda që jetojnë me nënën e Besnikut Xhevën, e cila është pjesërisht e palëvizshme dhe ka nevojë për ndihmë të vazhdueshme.

Një ditë ata duhet të shkojnë në ministri për të dëshmuar se Xheva është gjallë, përndryshe ata humbin pensionin e saj.
Rruga atje nuk është e lehtë dhe do të ndryshojë jetën e tyre në mënyrë dramatike, në mënyra që nuk i kanë imagjinuar kurrë.

Pas shfaqjes së filmave, do të bëhet dhurimi i disa librave dhe do të mbahet një diskutim që lidhet me tematikën e filmave të shfaqur.
--
Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambadasada e Holandës në Kosovë.