Nata e filmit dhe librit

Nata e filmit dhe dhurimit të librave në Gjilan

Më 23 korrik, prej orës 19:00, në qendrën “The Bridge” në Gjilan, truAktiv ka sjellur filmin dokumentar “Ferdonija” nga Gazmend Bajri dhe Shkurte Dauti.

“Ferdonija” ndjek historinë e gruas nga Gjakova me të njejtin emër, e cila gjatë luftës ka humbur të gjithë pjestarët e familjes dhe tashmë pas një dekade ende nuk ka asnjë lajm për ta dhe për rrethanat e zhdukjes apo vrasjes së tyre.

I xhiruar përgjatë dy viteve, ky dokumentar rrëfen vuajtjet shpirtërore, sfidat e përditshme, stigmën dhe trysninë sociale që kjo grua përjeton, si dhe përpiqet ta hedhë dritë mbi pasojat që historia ka lënë tek të mbijetuarit e saj.

Pas shfaqjes së filmit, janë dhuruar disa libra dhe është mbajtur një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.
--
Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada Holandës në Kosovë