Nata e filmit dhe librit

Nata e filmit dhe dhurimit të librit në Ferizaj

Më 16 korrik, prej orës 19:00, në Teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu”, truAktiv solli filmin dokumentar “Ferdonija” nga Gazmend Bajri dhe Shkurte Dauti.

“Ferdonija” ndjek historinë e gruas nga Gjakova me të njejtin emër, e cila gjatë luftës ka humbur të gjithë pjestarët e familjes dhe tashmë pas një dekade ende nuk ka asnjë lajm për ta dhe për rrethanat e zhdukjes apo vrasjes së tyre.

I xhiruar përgjatë dy viteve, ky dokumentar rrëfen vuajtjet shpirtërore, sfidat e përditshme, stigmën dhe trysninë sociale që kjo grua përjeton, si dhe përpiqet ta hedhë dritë mbi pasojat që historia ka lënë tek të mbijetuarit e saj.

Pas shfaqjes së filmit, u dhuruan disa libra dhe u mbajt një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.
--
Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada Holandës në Kosovë