Nata e filmit dhe librit

Nata e filmit dhe dhurimit të librit në Mitrovicë

Të enjten më 22 korrik, prej orës 20:30, në Qendrën “7 Arte”, truAktiv ka sjellur dy filma të metrazhit të shkurtër, “Evidence” dhe “Silent” nga regjisori Lum Radoniqi.

“Silent” ndjekë jetën e Albanit i cili ka humbur dëgjimin si fëmijë të cili pas 16 viteve iu rikthehet degjimi. Filmi paraqet sfidat e të ballafaquarit me botën dhe anën e saj të zhurmshme.

Filmi “Evidence” paraqet jetën e një çifti, Besnik dhe Linda që jetojnë me nënën e Besnikut Xhevën, e cila është pjesërisht e palëvizshme dhe ka nevojë për ndihmë të vazhdueshme.
Një ditë ata duhet të shkojnë në ministri për të dëshmuar se Xheva është gjallë, përndryshe ata humbin pensionin e saj.
Rruga atje nuk është e lehtë dhe do të ndryshojë jetën e tyre në mënyrë dramatike, në mënyra që nuk i kanë imagjinuar kurrë.

Pas shfaqjes së filmave, janë dhuruar disa librave dhe është mbajtur një diskutim që lidhet me tematikën e filmave të shfaqur.
--
Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambadasada e Holandës në Kosovë.