Nata e filmit dhe librit

Nata e filmit dhe dhurimit të librit në Mitrovicë

Për nder të Muajit të Krenarisë në kuadër të natës të filmit dhe dhurimit të librave në Mitrovicë me datë 24 qershor, kemi shfaqur filmin “Martesa” me regji të Blerta Zeqirit.

Filmi ka arritur që të fitoj çmime në festivale të ndryshme si çmimi i kritikës në Tallin Black Nighs Film Festival dhe filmi me? i mire? ne? “CineBalkan”.

Filmi “Martesa” e ndjek jetën e Bekimit, Anitës dhe Nolit të cilët janë viktima të mendësisë patriarkale dhe heteronormative dhe trekëndëshin e dashurisë i cili krijohet si pasojë e kësaj mendësie shtypëse.

Pas shfaqjes së filmit, janë dhuruar disa libra dhe është mbajtur një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.

Filmi është shfaqur në 7 arte nga ora 20:00.
Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada Holandës në Kosovë.