Nata e filmit dhe librit

Nata e filmit dhe dhurimit të librit në Mitrovicë

Më 3 qershor, prej orës 20:00, në Qendrën "7 Arte", truAktiv ka sjellur filmin “The Chinese Mayor” nga Hao Zhou

Filmi “The Chinese Mayor” ka qenë fitues i shumë cmimeve ndërkombëtare.

Pe?rmes filmit “The Chinese Mayor” është një dokumentar që ndjek përpjekjet e kryebashkiakut Geng Yanbo's, për të shëndërruar një nga qytetet më të ndotura të Kinës, në një destinacion kulturor. Ai merr iniciativë për shpërnguljen e 140.000 familjeve, që ti krijoj hapësirë rindërtimit të mureve që janë të lashta që nga shekulli 14.

Filmi e?shte? siguruar nga bashke?punimi me DokuFest.

Pas shfaqjes së filmit, janë dhuruar disa libra dhe është mbajtur një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.

Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada Holandës në Kosovë.