Nata e filmit dhe librit

Nata e filmit dhe dhurimit të librit në Mitrovicë

Më 20 maj, prej orës 20:00, në Qendrën "7 arte", truAktiv ka sjellur filmin “Mumba Disconnected” nga Camilla Nielsson, Frederik Jacobi

Filmi “Mumbai Disconnected” është i nominuar në festivalin Danish Dox Award.

Përmes filmit “Mumbai Disconnected” paraqitet historia e qytetit të Mumbait, ku çdo ditë humbin jetën 13 qytetarë, si pasojë e transportit të çrregullt publik. Si zgjidhje e kësaj situate po ndërtohet një urë gjigante që lidh jugun e qytetit me veriun. Përgjatë filmit do të trajtohet ndikimi i kësaj ure për qytetarët e Mumbait.

Filmi është siguruar nga bashkëpunimi me DokuFest.

Pas shfaqjes së filmit, janë dhuruar disa libra dhe është mbajtur një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.
--
Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada Holandës në Kosovë.