Nata e filmit dhe librit

Nata e filmit dhe dhurimit të librit në Pejë

Më 29 prill, prej orës 16:00, truAktiv ka sjellur për herë të parë në kinemanë “Jusuf Gërvalla” filmin e metrazhit të shkurtë “Forgive me” nga regjisori Besim Ugzmajli.

Filmi “Forgive me” është nominuar për dhjetra çmime në festivale të ndryshme ndërkombëtare si dhe fitues i disa prej tyre, në kategori të ndryshme.

Përmes filmit “Forgive me” regjisori tregon një pjesë të realitetit kosovar i cili lidhet me të rinjët që janë bashkuar në grupe terrorriste në Siri. Regjisori përmes personazhit të Bujarit paraqet një djalë të ri i cili indoktrionohet nga grupe terrorriste që luftojnë në Siri dhe pas presionit të vazhdueshëm që ja bën familjes, Bujarit në Siri i bashkohet edhe bashkëshortja e tij Mimoza.

Pas shfaqjes së filmit, janë dhuruar disa libra dhe është mbajtur një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.
--
Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada Holandës në Kosovë.