Nata e filmit dhe librit

Nata e filmit dhe dhurimit të librave në Gjilan

Më 20 mars, prej orës 17:00, truAktiv ka sjellur për herë të parë në qendrën “The Bridge” dokumentarin “The Silent Struggle: Mental Health in Kosovo” nga regjisori kanadez Kyle Lapointe.

Përmes dokumentarit “The Silent Struggle: Mental Health in Kosovo” regjisori tenton të tregoj një pjesë të realitetit kosovar i cili lidhet me shëndetin mendor të një populli që para dy dekadave përjetoj një luftë. Regjisori mundohet që përmes dokumentarit ta paraqes një eksplorim të mirëqenies mendore.

Pas shfaqjes së filmit, janë dhuruar disa libra dhe është mbajtur një diskutim që lidhet me tematikën e filmave të shfaqur.
--
Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada Holandës në Kosovë