Nata e filmit dhe librit

Nata e filmit dhe dhurimit të librave në Mitrovicë

truAktiv për herë të parë ka zbarkuar natën e filmit dhe dhurimit të librave në Mitrovicë. Në bashkëpunim me qendrën 7 Arte, nata e filmit dhe dhurimit të librave është mbajtur dy herë në muaj në këtë rajon.

Më 11 mars, prej orës 19:00, truAktiv ka sjellur për herë të parë në qendrën “7 arte” dokumentarin “The Silent Struggle: Mental Health in Kosovo” nga regjisori kanadez Kyle Lapointe.

Përmes dokumentarit “The Silent Struggle: Mental Health in Kosovo” regjisori tenton të tregoj një pjesë të realitetit kosovar i cili lidhet me shëndetin mendor të një populli që para dy dekadave përjetoj një luftë. Regjisori mundohet që përmes dokumentarit ta paraqes një eksplorim të mirëqenies mendore.

Pas shfaqjes së filmit, janë dhuruar disa libra dhe është mbajtur një diskutim që lidhet me tematikën e filmave të shfaqur.
--
Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada Holandës në Kosovë