Nata e filmit dhe librit

Nata e filmit dhe dhurimit të librave në Mitrovicë

Më 22 prill, prej orës 17:00 në qendrën “7 arte” në Mitrovicë, Sbunker ka sjellur filmat e shkurtër të regjisorit Doki Qerimi.

Filmat e shkurtër të regjisorit trajtojnë tema të ndryshme shoqërore.
Pas shfaqjes të filmave, janë dhuruar disa libra dhe është mbajtur një diskutim që lidhet me tematikën e filmave të shfaqur.

Rreth filmave:
Rrota: "Një çift i moshuar, zanatçinjë për riparimin e bicikletave, duhet t'a gjejnë një zgjidhje për të paguar qeranë e dyqanit." (8 min)

Engjulli: Nik, një person i rritur në jetimore, gjen veten duke u përkujdesur për një fëmijë të cilin e kidnapon në mënyrë indirekte, dhe në aperancë fillon të shfaq njerëzoren. (15 min)

Implosion: “Agimi një burrë i martuar dhe baba i dy fëmijëve, rastësisht, e dërgon një grua shtatzanë në spital për t'i ndihmuar. Për hirë të së vërtetës dhe rastësisë, gjithqka përfundon me lajmin e fuqishëm që e merr në fund nga mjeku.” (7 min)

---

Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada Holandës në Kosovë.